Komuna e Obiliqit cakton afatin për raportimin e dëmeve nga vërshimet

Komuna e Obiliqit ka njoftuar qytetarët se afati për evidentimin dhe paraqitjen e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet është deri më 23 janar 2026, në orën 16:00. Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë qytetarët që janë prekur nga vërshimet ftohen që brenda këtij afati të paraqesin dëmet e tyre, në mënyrë që të përfshihen në procesin…

Lajme

16/01/2026 09:26

Komuna e Obiliqit ka njoftuar qytetarët se afati për evidentimin dhe paraqitjen e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet është deri më 23 janar 2026, në orën 16:00.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë qytetarët që janë prekur nga vërshimet ftohen që brenda këtij afati të paraqesin dëmet e tyre, në mënyrë që të përfshihen në procesin e verifikimit nga komisioni përgjegjës i komunës, transmeton lajmi.net.

Komisioni i caktuar nga Komuna e Obiliqit ka bërë të ditur se po vazhdon punën në terren për verifikimin e dëmeve, duke synuar një proces të drejtë dhe transparent për të gjithë qytetarët e prekur.

Nga Komuna apelohet që qytetarët që ende nuk i kanë paraqitur dëmet, ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar, pasi pas përfundimit të tij nuk do të mund të merren parasysh kërkesat e vonuara.

Njoftimi i plotë: 

NJOFTIM
Komuna e Obiliqit njofton qytetarët se afati kohor për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet është deri më 23.01.2026, ora 16:00.
Të gjithë qytetarët që janë prekur nga vërshimet ftohen që brenda këtij afati të paraqesin dëmet përkatëse, në mënyrë që të përfshihen në procesin e verifikimit nga komisioni përgjegjës.
Komisioni i caktuar nga Komuna vazhdon punën në terren për verifikimin e dëmeve, duke siguruar një proces të drejtë dhe transparent për të gjithë qytetarët.
Komuna e Obiliqit apelon tek qytetarët që ende nuk i kanë paraqitur dëmet, ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar.
Zyra për Informim, Obiliq./lajmi.net/