Komuna e Mitrovicës së Veriut i ndan nga 300 euro për fëmijët që lindin këtë vit, dhe 500 për çiftet që kurorëzohen
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka vendosur që të subvencionoj fëmijët të cilët lindin gjatë vitit 2025 dhe çiftet e reja që kurorëzohen gjatë këtij viti. Fëmijët e lindur gjatë këtij viti sipas këtij vendimi do të përfitojnë nga 300 euro ndërsa çiftet e kurorëzuara nga 500 euro. Siç njofton Komuna…
Lajme
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka vendosur që të subvencionoj fëmijët të cilët lindin gjatë vitit 2025 dhe çiftet e reja që kurorëzohen gjatë këtij viti.
Fëmijët e lindur gjatë këtij viti sipas këtij vendimi do të përfitojnë nga 300 euro ndërsa çiftet e kurorëzuara nga 500 euro.
Siç njofton Komuna e Mitrovicës së Veriut, paratë për fëmijët e porsalindur do t’iu transferohen në gjirollogari nënave e gjithashtu ato të çifteve bashkëshorteve.
Kryetari Atiq ka autorizuar Drejtorinë për Financa, Buxhet dhe Zhvillim Ekonomik të zbatojnë vendimin. /Lajmi.net/