Komuna e Mitrovicës nis instalimin e kamerave të sigurisë, synon mbulimin e gjithë qytetit deri në fund të vitit

Komuna e Mitrovicës ka nisur instalimin e kamerave të sigurisë, me synimin që deri në fund të këtij viti ky sistem të shtrihet në të gjithë qytetin. Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se puna ka filluar nga objekti i komunës, ndërsa projekti do të vazhdojë në faza të tjera deri në mbulimin e…

Lajme

24/06/2026 12:22

Komuna e Mitrovicës ka nisur instalimin e kamerave të sigurisë, me synimin që deri në fund të këtij viti ky sistem të shtrihet në të gjithë qytetin.

Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se puna ka filluar nga objekti i komunës, ndërsa projekti do të vazhdojë në faza të tjera deri në mbulimin e zonave të ndryshme të qytetit me kamera vëzhguese.

Sipas komunës, pavarësisht se Mitrovica në të kaluarën është përballur me sfida të shumta në aspektin e sigurisë, qyteti nuk ka pasur një sistem të tillë të kamerave të sigurisë.

Nga komuna theksohet se ky investim synon rritjen e sigurisë publike, mbrojtjen e pronës dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët.

“Siguria e qytetarëve në radhë të parë”, thuhet në njoftim, ku po ashtu theksohet përkushtimi i institucioneve komunale për të qenë çdo ditë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.

Instalimi i kamerave pritet të lehtësojë edhe punën e institucioneve të rendit dhe të kontribuojë në parandalimin e veprave të ndryshme penale. /Lajmi.net/