Komuna e Mitrovicës ndan nga 50 euro për fëmijët autikë
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka njoftuar se në shënim të Ditës Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit, kanë ndarë nga 50 euro për fëmijët autikë. Ai ka thënë se ky vendim është demonstrim i vullnetit të mirë dhe përkujdesit institucional, si dhe zotim për mbështetje edhe në forma të tjera. “Angazhimet tona do…
Lajme
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka njoftuar se në shënim të Ditës Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit, kanë ndarë nga 50 euro për fëmijët autikë.
Ai ka thënë se ky vendim është demonstrim i vullnetit të mirë dhe përkujdesit institucional, si dhe zotim për mbështetje edhe në forma të tjera.
“Angazhimet tona do të jenë gjithëpërfshirëse për të avancuar pozitën dhe ngritur kualitetin e shërbimeve ndaj kësaj kategorie. Një shoqëri e avancuar përkujdeset për secilën kategori”, ka njoftuar Peci. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: