Komuna e Mamushës: Tetë fjali, shumë gabime
Njoftimet që i bën komuna e Mamushës në webfaqen zyrtare, kanë shumë gabime drejtëshkrimore, sa i përket pikave dhe presjeve në fjali.
Lajme
Duke filluar prej asaj që një institucion komunal duhet që të shkruajë në gjuhën standarde, duke vendosur shkronjën “ë”, në fjalët që duhet, si dhe pikat e presjet t’i vendosë kur duhet, në mënyrë që ta tregojë seriozitetin e vet përballë qytetarëve, komuna e Mamushës nuk i plotëson këto kushte, megjithatë, nuk është e vetmja në Kosovë, shkruan lajmi.net
Në tetë fjali, që janë shkruar në një njoftim të ditës së sotme, komuna e Mamushës gabon tetë herë tek vendosja e pikave dhe presjeve, duke mos lënë hapësira pas përfundimit të fjalisë apo edhe në mes. Por edhe duke e larguar pikën në fund të fjalisë.
Përveç kësaj, dy fjalë nuk janë të shkruara drejt:
Ndonëse si njoftim është i kuptueshëm, një institucion duhet të tregojë seriozitetin e vet përballë qytetarëve edhe sa i përket të shkruarit të drejtë të fjalive. Më poshtë mund ta shihni njoftimin e plotë të kësaj komune, prej së cilës është bërë analiza:
“Ne marrveshjen e bere me UNDP -ne ne ditet e ardhshme ne 22 pika te ndryshme do te vendoset projekti i sistemit te kamerave .Me kete sistem e tere Mamusha do jete nen kontroll.Siguria,rastet e vjedhjeve do te reduktohen.I falenderoj perfaqesuesit e UNDP-se per perkrahjen e ketij projekti.Shuma totale e projektit eshte ne vlere prej 25.000 dollar.Ne kuader te projektit ne dy qendra do te kete publikime te drejtperdrejta,vezhgime dhe regjistrime .UNDP e ka perfunduar tenderin dhe ne ditet e ardhshme firma fituese do te fillojne punimet.Jane duke vazhduar punimet rreth realizimit te pojekteve te rendesishme per Mamushen.”
/Lajmi.net/