Komuna e Malishevës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një 60-vjeçari

Komuna e Malishevës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi me inicialet H.S nga fshati Janqishtë të kësaj komune. Sipas njoftimit të komunës, 60-vjeçari ka dalë nga shtëpia në orët e mëngjesit të datës 5 tetor dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe organet përgjegjëse policore, ndërsa edhe…

Lajme

07/10/2025 13:37

Komuna e Malishevës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi me inicialet H.S nga fshati Janqishtë të kësaj komune.

Sipas njoftimit të komunës, 60-vjeçari ka dalë nga shtëpia në orët e mëngjesit të datës 5 tetor dhe nuk është kthyer më.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe organet përgjegjëse policore, ndërsa edhe komuna e Malishevës ka ndërmarrë të gjitha masat në kërkim të personit të humbur.

“Halim Sopaj (1965) nga fshati Janqishtë, komuna e Malishevë, është dalë nga shtëpia në orët e mëngjesit të datës 05.10.2025 dhe nuk është kthyer. Luten te gjithë qytetarët, të cilët e kanë parë apo kanë ndonjë informacion, të lajmërojnë në numrat emergjent 112 ose 192. Lidhur me rastin janë të njoftuara organet përgjegjëse policore, ndërsa edhe komuna e Malishevës ka ndërmarrë të gjitha masat në kërkim të personit të humbur. Janë aktivizuar ekipet përgjegjëse komunale, ekipet e kërkim shpëtimit dhe Policia e Kosovës, me njësitë përgjegjëse. Aksionit të kërkimit i janë bashkuar edhe banorë të fshatit Janqishtë dhe ekipet tjera vullnetare”, thuhet në njoftimin e komunës së Malishevës.