Komuna e Klinës – homazhe pranë arkivoleve të të vrarëve në masakrën e Kralanit
Sot, në përvjetorin e masakrës së Kralanit, Komuna e Klinës ka nisur homazhe pranë arkivoleve të viktimave, për nder të 10 personave që humbën jetën gjatë luftës. Mbetjet mortore të këtyre viktimave, të cilat ishin pjesë e listës së personave të zhdukur, do të rivarrosen sot, pas identifikimit të fundit nga mbetjet mortore që u…

Lajme
Sot, në përvjetorin e masakrës së Kralanit, Komuna e Klinës ka nisur homazhe pranë arkivoleve të viktimave, për nder të 10 personave që humbën jetën gjatë luftës.
Mbetjet mortore të këtyre viktimave, të cilat ishin pjesë e listës së personave të zhdukur, do të rivarrosen sot, pas identifikimit të fundit nga mbetjet mortore që u zhvarrosën nga një varrezë masive në Bishtazhin.
Viktimat, të cilët tashmë janë identifikuar, do të prehen përfundimisht në varrezat e destinuara, sipas dëshirës dhe kërkesave të familjarëve të tyre.
Kjo ngjarje përbën një moment të dhimbjes dhe kujtimit për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë tragjedi.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tij për familjet, duke e theksuar përkushtimin e vazhdueshëm për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.