Komuna e Kamenicës merr vendim: Ndalohet pirja e duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publike

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka marrë vendim që të ndalohet pirja e duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publike të Komunës së Kamenicës. Ai ka thënë se kjo urdhëres do të zbatohet në të gjitha hapësirat e hapura dhe oborret e institucioneve publike nën administrimin e Komunës së Kamenicës duke përfshirë:…

Lajme

15/12/2025 13:34

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka marrë vendim që të ndalohet pirja e duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publike të Komunës së Kamenicës.

Ai ka thënë se kjo urdhëres do të zbatohet në të gjitha hapësirat e hapura dhe oborret e institucioneve publike nën administrimin e Komunës së Kamenicës duke përfshirë:

Objektin e Komunës

Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme

Çerdhet dhe institucionet edukativo-arsimore

Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe ambulancat

Drejtoritë, zyrat dhe Njësitë vartëse dhe

Institucionet kulturore, rinore e sportive.

“Qëllimi i kësaj urdhërese është mbrojtja e shëndetit publik, sigurimi i mjedisit pa tym duhani dhe rritja e rendit e higjienës publike në hapësirat e jashtme të institucioneve publike dhe komunale”, thuhet në vendim.

Rahimaj me këtë vendim, ka obliguar Drejtorinë e administratës së Përgjithshme, që brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj urdhërese, të caktoj hapësira të veçanta të jashtme të destinuara për pirje e duhanit për të gjitha institucionet publike të përmendura në pikën 2 të vendimit.

Vendimi i plotë: