Komuna e Gjilanit ndërpret grevën, nga nesër nxënësit i kthehen mësimit
Komuna e Gjilanit ka vendosur që të ndërpres grevën e mësimdhënësve.
Lajme
Komuna e Gjilanit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka vendosur që të ndërpres grevën e mësimdhënësve, e cila ka nisur ditë më pare dhe nga e marta nxënësit e të gjitha shkollave do t’i kthehen procesit të rregullt mësimor, përcjell lajmi.net.
Vendimi është marrë pas takimit të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, së bashku me drejtorët e të gjitha shkollave fillore, të mesme dhe institucioneve parashkollore.
“DKA së bashku me drejtorët e shkollave në vazhdimësi ka përkrahur dhe e përkrah kërkesat e arsyeshme të mesimdhensëve të dala nga SBASHK-u, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, fton mësimdhenësit e të gjitha IEA-ve që të mbizotrojë arsyeja dhe mësimi të fillojë që nga nesër duke besuar fuqishëm se këto kërkesa do të realizohen së shpejti në koordinim mes Qeverisë, MASHT-it dhe SBASHK-ut”, ka thënë Gagica. /Lajmi.net/