Komuna e Gjilanit, merr vendim për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve- kush vepron ndryshe gjobitet me 100 euro

Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike (fishkezjarreve). Sipas njoftimit thuhet se në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 78 të Statutit të Komunës së Gjilanit, kryetari, nxjerrë këtë urdhëresë për ndalimin e përdorimit…

Lajme

19/12/2025 09:44

Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike (fishkezjarreve).

Sipas njoftimit thuhet se në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 78 të Statutit të Komunës së Gjilanit, kryetari, nxjerrë këtë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike (fishekzjarrëve).

Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, përjashtuar nga kjo ndalesë periudhën  kohore nga ora 23:30 të dat֝ës 31.12.2025 deri në orën  00:30 të datës 01.01.2026″.

Po ashtu u bë e ditur se personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro./Lajmi.net/