Komuna e Fushë Kosovës nis shpërndarjen e ujit të pijshëm për qytetarët në zonat e prekura nga përmbytjet
Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të gjendjes emergjente të krijuar pas reshjeve të fundit, ka siguruar sasi të konsiderueshme të ujit të pijshëm për qytetarët në zonat e prekura. Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të Kryetarit të Komunës, Valon Prebreza, janë siguruar gjithsej 14 paleta me 728 bidona ujë të pijshëm,…
Lajme
Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të gjendjes emergjente të krijuar pas reshjeve të fundit, ka siguruar sasi të konsiderueshme të ujit të pijshëm për qytetarët në zonat e prekura.
Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të Kryetarit të Komunës, Valon Prebreza, janë siguruar gjithsej 14 paleta me 728 bidona ujë të pijshëm, të cilat do të shpërndahen sot, më 7 janar 2026, duke filluar nga ora 17:00, raporton lajmi.net
Shpërndarja do të realizohet në këto lokacione:
Rruga Dardania (tek hyrja e lagjes “Britania Homes”)
SHFMU “Mihal Grameno”
Parkingu i Komunës
Lagjet 28 dhe 29 (tek komuniteti ashkali)
Çerdhja Publike “Gëzimi Ynë”
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike. Për raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë në këta numra:
193 – Zjarrfikësit
192 – Policia
112 – Emergjencat
+383 49 797 518 – Drejtoria për Shërbime Publike./Lajmi.net/