Komuna e Fushë Kosovës i liron nga pagesa e shërbimeve shëndetësore policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe punëtorët e “Pastrimit”
Komuna e Fushë Kosovës, ka njoftuar se kanë vendosur që të lirohen nga pagesa e shërbimeve shëndetësore primare: Pjesëtarët e Policisë së Kosovës Pjesëtarët aktivë të FSK-së Pjesëtarët e njësive profesionale të zjarrfikësve Punëtorët e kompanisë regjionale të mbeturinave “Pastrimi” – njësia e Komunës së Fushë Kosovës. “Këta sektorë kanë një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen…
Lajme
Komuna e Fushë Kosovës, ka njoftuar se kanë vendosur që të lirohen nga pagesa e shërbimeve shëndetësore primare:
- Pjesëtarët e Policisë së Kosovës
- Pjesëtarët aktivë të FSK-së
- Pjesëtarët e njësive profesionale të zjarrfikësve
- Punëtorët e kompanisë regjionale të mbeturinave “Pastrimi” – njësia e Komunës së Fushë Kosovës.
“Këta sektorë kanë një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e rendit, sigurisë, pastërtisë dhe mirëqenies së përgjithshme në komunën tonë. Përmes këtij vendimi, po dëshmojmë përkushtimin institucional për të qenë pranë atyre që çdo ditë kontribuojnë me përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve. Komuna e Fushë Kosovës do të vazhdojë të ndërmarrë politika dhe iniciativa që mbështesin kategoritë që japin kontribut të drejtpërdrejtë për shoqërinë, duke krijuar kushte më të mira dhe më dinjitoze për të gjithë:, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: