Komuna e Ferizajt paralajmëron për rrezik të shtuar nga vërshimet

Komuna e Ferizajt ka njoftuar qytetarët për rrezik të shtuar nga vërshimet, pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë rajonin. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos pranë rrjedhave ujore, kanaleve dhe zonave ku ka grumbullim uji. Qytetarëve u kërkohet të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik të lartë dhe të raportojnë…

Lajme

18/11/2025 12:11

Komuna e Ferizajt ka njoftuar qytetarët për rrezik të shtuar nga vërshimet, pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë rajonin.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos pranë rrjedhave ujore, kanaleve dhe zonave ku ka grumbullim uji.

Qytetarëve u kërkohet të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik të lartë dhe të raportojnë çdo situatë emergjente në numrat 192 dhe 193.

Ekipet emergjente dhe Policia janë të angazhuara në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, për të garantuar një reagim të shpejtë dhe efektiv.

Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.