Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

Komuna e Ferizajt heq taksat për kompanitë e transportit me autobus të udhëtarëve

18:17 | 31 Maj 2020

Komuna e Ferizajt ka marrë vendim që të heq taksat për këtë vit për autobusët nga taksat komunale për vazhdimin dhe vërtetimin e rendeve të udhëtimit ndërsa me dakordimin edhe të bordit drejtues të NPL “Stacioni i Autobusëve”.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë vendim që të lirojë për gjatë gjithë vitit 2020, kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus nga taksat komunale për vazhdimin dhe vërtetimin e rendeve të udhëtimit, shkruan lajmi.net.

“Këto masa nisin së zbatuari qysh nga dita e nesërme, 1 qershor 2020, e si të tilla, të ndërmarra nga qeveria lokale, synojnë që brenda fushë-kompetencave të saja, të ndihmojnë biznesin, në rastin konkret kompanitë e transportit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Komuna heq taksat për kompanitë e transportit me autobus të udhëtarëve

Pandemia e virusit COVID-19 ka shkaktuar dëme në ekonominë lokale. Veçanërisht janë evidentuar dëme në kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus. Si rrjedhojë e kësaj gjendje, pas vlerësimit të situatës, i pari i Ferizajt, Agim Aliu mori vendim që të liroj për gjatë gjithë vitit 2020, kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus nga taksat komunale për vazhdimin dhe vërtetimin e rendeve të udhëtimit ndërsa me dakordimin edhe të bordit drejtues të NPL “Stacioni i Autobusëve” pasi që ekziston varësia e veprimtarisë mes kompanive të tilla dhe ndërmarrjes përkatëse u mor vendim gjithashtu që për një (1) javë (01.06.2020-07.06.2020), të lirohen nga pagesa e peronizimit, të gjitha kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus, si masë që do të mundësonte rikuperimin më të shpejt e kosto më të ulët të rinisjes së veprimtarisë nga kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus.

Këto masa nisin së zbatuari qysh nga dita e nesërme, 1 Qershor 2020, e si të tilla, të ndërmarra nga qeveria lokale, synojnë që brenda fushë-kompetencave të saja, të ndihmojnë biznesin, në rastin konkret kompanitë e transportit. /Lajmi.net/