Kompromiset e ofruara nga Kurti, Bajrami: Është shkelje flagrante e rendit kushtetues, demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar pas takimit të mbajtur sot mes liderëve të partive politike. Ajo ka treguar dy kompromiset e dhëna të Albin Kurtit në takim. “Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në tri orë diskutime, ”kompromisi” i vetëm i Albin Kurtit ishte: “Propozoni anëtarët në Komisionin për votim të fshehtë, që më…

Lajme

28/06/2025 20:58

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar pas takimit të mbajtur sot mes liderëve të partive politike.

Ajo ka treguar dy kompromiset e dhëna të Albin Kurtit në takim.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në tri orë diskutime, ”kompromisi” i vetëm i Albin Kurtit ishte:

  1. “Propozoni anëtarët në Komisionin për votim të fshehtë, që më pas t’i rrëzojmë me votë” dhe

2.”Shkojmë me votim të hapur nëse ju ma votoni Albulenën”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se ky nuk është kompromis por është shkelje flagrante e rendit kushtetues.

“Demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të plotë të Kushtetutës. Kuvendi konstituohet me marrëveshje politike ose me një figurë koncensuale që do të duhej të ishte kompromisi i LLV-së“, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë në Facebook: