Kompozitorja 11 vjeçare me premierë botërore të operës në Vjenë (Video)

Në shfaqjen e saj opersitike të kompozuar nga vetë Alma Deutcher, ajo ka mahnitur të pranishmit në skenë, e cila, brenda një shfaqje ka paraqitë talentet e saja të shumta, në piano, violinë dhe performancë.

ShowBiz

06/01/2017 12:35

Më 29 dhjetor të vitit të kaluar ka prezantuar premierën botërore “Cinderella”, kompozitorja 11 vjeçe Alma Deutcher, e cila mbrëmë ka dhënë edhe shfaqjen e katërt dhe të fundit të këtij projekti të madh, shkruan KultPlus.

E lindur në Londër, Alma Deutscher është duke mahnitë kritikët e muzikës me operën e saj, ku e kanë vlerësuar të jetë brilante. Kjo shfaqje opersitike premierën dhe reprizat i ka pasur pikërisht në vendin e muzikës klaskike, në Vjenë, në Casino Baumgarten.

Kjo vajzë e talentuar, për të cilën ka shkruar edhe BBC, Telegraph dhe medie të tjera prestigjioze zotëron dy instrumente, pianon dhe violinën. Ajo, në një intervistë më të hershme ka treguar se koha kur ka filluar të kompozojë ka nis kur ka qenë qysh e vogël, atëherë kur edhe nuk e ka kuptuar termin kompozim. “Unë vetëm kam nxjerrë tinguj nga ajo që kam pas në kokë, pa e ditur se kjo quhet kompozim” ka thënë ajo në një intervistë më të hershme.