Komplikohen gjërat: Lista Serbe paralajmëron largim nga marrëveshja me PAN-in
Entuziazmi në kampin e koalicionit PAN pas nënshkrimit të marrëveshjes me AKR-në është zbehur vetëm pak orë pas zyrtarizimit në villen e Behgjet Pacollit në Hajvali.
Lajme
Burime të lajmi.net brenda Listës Serbe thonë se ata janë kundër votimit të qeverisë në krye me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Arsyeja është numri i ministrive të ndara për Listën tonë. Në marrëveshjen paraprake, lista kishte negociuar edhe Ministrinë e Bujqësisë, por tani ajo i është ndarë AKR-së”, thonë burime të lajmi.net.
Në ndërkohë, Lista Serbe do të konsultohet me Beogradin, megjithatë shtojnë burimet, brenda Listës ekziston fryma për largimin nga marrëveshja. /Lajmi.net/