Kompletohen çiftet për çerekfinalen e Ligës së Evropës
Janë kompletuar tashmë të gjitha tetë skuadrat çerekfinaliste për Ligën e Evropës.
Sport
Basel dhe Wolverhampton Wanderers janë dy skuadrat e fundit që kanë prerë biletën për çerekfinalen e Ligës së Evropës, shkruan lajmi.net.
Skuadrat tjera që do të luajnë në këtë fazë janë Inter, Manchester United, Sevilla, Shakhtar Donetsk, Bayer Leverkusen e Copenhagen.
Vëmendje diçka më të madhe pritet të tërheqin duelet mes Inter dhe Leverkusen, por edhe ai Wolves – Sevilla.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell katër çiftet për fazën çerekfinale.
Inter vs. Leverkusen
Man Utd vs. Copenhagen
Shakhtar vs. Basel
Wolves vs. Sevilla /Lajmi.net/