Kompany: Nëna e ndaloi transferimin tim te Manchester United
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany ka thënë se arsyeja kryesore që ai nuk është transferuar te Manchester United, ishte nëna e tij që e bllokoi një transferim të tillë.
Sport
Kompany ka zbuluar se nëna e tij e ndaloi atë për tu bashkuar me Manchester United kur ai ishte i ri.
“United ka pyetur për mua, por unë kisha prioritete tjera gjatë asaj kohe. Unë isha duke studiuar për A-nivelin, dhe nëna ime më ka bërë që unë të përfundojë një herë shkollën para se të koncentrohesha në futboll”, tha Kompany për Daily Mirror.
“Është një krenari e madhe që të jem kapiten i Manchester Cityt dhe mund të ju them se ndihem shumë mirë”, përfundoi belgu.