Kompany në dyshim për Liverpoolin

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany është në dyshim për t’u paraqitur në duelin e rëndësishëm kundër Liverpoolit në Anfield, të dielën, raportojnë mediet angleze. Qendërmbrojtësi belg u rrëzua keq në stërvitjen e sotme pas një dueli me bashkëlojtarin Micah Richards derisa City ishte duke ushtruar goditjet e lira, në seancën e fundit para udhëtimit…

Sport

12/04/2014 18:15

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany është në dyshim për t’u paraqitur në duelin e rëndësishëm kundër Liverpoolit në Anfield, të dielën, raportojnë mediet angleze.

Qendërmbrojtësi belg u rrëzua keq në stërvitjen e sotme pas një dueli me bashkëlojtarin Micah Richards derisa City ishte duke ushtruar goditjet e lira, në seancën e fundit para udhëtimit në Liverpool për ballafaqimin në Anfield.

Kompany u desh të ndihmohej për të dalë nga fusha dhe u kontrollua nga stafi mjekësor i Manchester Cityt, me indikacionet e para se mund të ketë lënduar gjurin, duke e lënë në dyshim paraqitjen e tij për takimin me Liverpoolin.

Nëse Kompany nuk rikuperohet, Manuel Pellegrini do të detyrohet të inkuadrojë mesfushorin Javi Garcia në qendër të mbrojtjes.