Kompania zvicerane investon 5 milionë euro në Kërçovë

Përmbyllen me sukses në Bernë negociatat dy vjeçare ndërmjet kompanisë zvicerane “Swiss Wood Flooring Solution” dhe Agjensionit për Investime të huaja në Maqedoni Invest Macedonia.

Lajme

16/03/2016 11:09

Drejtori i Agjensionit për Investime të huaja në Maqedoni, Visar Fida dhe Alain Bolli nga kompania zvicerane, “Swiss Wood Flooring Solutions” janë dakorduar të marten në Bernë, që kjo e fundit të investojë në Maqedoni, raporton albinfo.ch.

Kompania për përpunimin e drurit “Swiss Wood Flooring Solution”, do të investojë në zonën ekonomike në Kërçovë.

Fillimisht do të ndërtojë një objekt prej 2500 m2 ku do punësohen 30 punëtorë dhe pasi të përfundohet me ciklin investues kjo kompani ka premtuar se do  të krijojë 110 vende te reja te punës me nje investim total prej 5 milionë eurove, është thënë në Bernë të Zvicrës.

„Pas disa përpkjevethe vizitave nga ana e Swiss Wood Solutions për të gjetur vend adekuat për këtë investim zviceran, se fundi vendosëm bashkërisht që objekti i këtij investimi të realizohet në zonën teknologjike në Kërçovë”, tha për albinfo.ch drejtori i i Agjensionit për Investime të huaja në Maqedoni Invest Macedonia, Visar Fida.

“Ky proekt zviceran do të ndihmojë në zbutjen e papunësisë, sidomos është e mirëseardhur për popullatën e re në regjionin e Kërçovë. Kjo kompani do të ndihmojë gjithashtu në rritjen e besimit te kompanitë të tjera zvicerane për ta ndjekur shembullin e tyre duke investuar në Maqedoni. “Swiss Wood Solutions” njëkohësisht do të ndihmojë edhe në  hapjen e vendeve indirekte të punës përmes kompanive që do t’i ofrojnë shërbimet e tyre, njëkohësisht vlen të përmendet edhe kontributi  në rritjen e eksportit nga Maqedonia, tha Visar Fida, drejtor i “Invest Macedonia”.

Kompania zvicerane “Swiss Wood Flooring Solution” fillimisht do të prodhojë prodhime nga industria e drurit me kualitet shumë të lartë përkatësisht parket dhe prodhime tjera specifike të drurit, prodhimet të cilat do ti eksportojnë kryesisht në tregun zviceran dhe në vende tjera në Evropen Perëndimore./ Lajmi.net