Kompania spanjolle e ujërave fiton kontratë në Prizren

Njëra nga tri kompanitë më të mëdha europiane të menaxhimit të ujërave, spanjollja FCC Aqulia ka zgjeruar operacionet e saj në Kosovë dhe Serbi.

Lajme

23/12/2014 18:34

Mediat spanjolle raportojnë se kompania e ka zgjeruar listën e shteteve ku operon pikërisht me këto dy shtete të rajonit të Evropës Juglindore, duke fituar kontrata në Vrsac dhe Prizren.

Kompania rajonale e ujësjellësit Hidroregjioni Jugor e ka parakontaktuar Aqualian nëpërmjet Aqualia Infrastructuras ndërtimin e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza në Prizren.

Kontrata që do të lidhet në muajin janar dhe ka gati vlerën prej 10,5 milionë euro dhe me të përfunduar, projekti do t’i pastrojë ujërat e zeza të qytetit, që në fazën e vet të parë do t’i përfshijë lagjet me 50 mijë banorë.

Kështu, Aqualia do ta shtojë edhe Kosovën në listën e shteteve në të cilat operon, raporton koha.net.