Kompania e vëllait po pret për licencën që t’iu shes rrymë bizneseve, por ja sa pasuri deklaroi Luan Dalipi

Në një konferencë për media nga PDK sot u tha se kompania e vëllait të Luan Dalipit, shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, është në pritje për licencim për shit-blerje të rrymës. Madje për këtë tashmë janë publikuar edhe dokumentet, ku figuron edhe emri i kompanisë dhe i drejtuesit Driton Dalipi. Por kush është…

Lajme

30/05/2025 14:19

Në një konferencë për media nga PDK sot u tha se kompania e vëllait të Luan Dalipit, shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, është në pritje për licencim për shit-blerje të rrymës.

Madje për këtë tashmë janë publikuar edhe dokumentet, ku figuron edhe emri i kompanisë dhe i drejtuesit Driton Dalipi.

Por kush është Luan Dalipi dhe sa ishte deklarimi i tij i pasurisë së fundi në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit?

Luan Dalipi si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një banesë në vlerë 110 mijë euro që thotë të jetë trashëguar, një depo në vlerë 6 mijë euro, një garazhë 3mijë e 200 euro dhe një shtëpi në vlerë 950 mijë euro.

Përpos kësaj, i njëjti deklaroi se posedon një veturë “Mercedes” 35 mijë euro dhe një veturë tjetër e blerë më 2019 në vlerë 8 mijë e 500 euro- e që i takon bashkëshortes.

Në të ardhurat vjetore ai deklaroi 15 mijë e 275 euro, kurse bashkëshortja e tij 1 mijë e 50 euro derisa si kursime ajo deklaroi 55 mijë euro në një bankë e mbi 3 mijë euro në një bankë tjetër./Lajmi.net/