Kompania e cila do të paguajë për të provuar ushqimet

Maryland Cookies, është duke kërkuar persona për t’i provuar ushqimet apo konkretisht biskotat e saj

Fun

05/07/2019 20:44

Kjo kompani më pas do të shkoj bashkë me personat e zgjedhur  në një trip në Skotland, për të testuar një sasi të biskotave dhe të krijojnë recetën e tyre të biskotave.

Kjo kompani ka hapur konkursin që nga dita e mërkurë, ku thekson se personat të cilët do të përzgjedhin do të paguhen 350p dhe kanë të drejtë të marrin dikë më vete gjatë ditës për mbështetje.

Për tu marrur parasysh aplikantët duhet të komentojnë, poshtë referencës ku është hapur konkursi duke shpjeguar se deri në çfarë mase to të hanin për të qenë pjesë e kësaj pune, sa e dashurojnë ushqimin dhe kompaninë e tyre.

Me publikimin e kësaj pune, shumë persona kanë filluar të komentojnë, madje edhe disa prej tyre ishin qesharake duke shkruar poema për “Maryland”. /Lajmi.net/