Kompania “Apple” në telashe, përplaset me gjykatën

‘Apple’ ka njoftuar se do të kundërshtojë një vendim gjykate që detyron prodhuesin amerikan të lejojë FBI-në që të ketë akses në të dhënat e telefonit të Seid Rizwan Farook, personit përgjegjës për sulmin terrorist në San Bernardino.

Lajme

18/02/2016 01:40

‘Apple’ ishte urdhëruar që t’i ofrojë FBI-së të dhënat e iPhone-it të Farook, i cili sipas FBI-së përmban informacione të rëndësishme.

‘Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar që Apple të marrë një hap të paprecedentë që kërcënon sigurinë e klientëve tanë. Ne e kundërshtojmë këtë urdhër, i cili ka komplikime të tjera përveç çështjes juridike’, tha Tim Cook në një deklaratë për mediat.
Që nga viti 2014 të dhënat e iPhone si mesazhet dhe fotografitë janë të koduara nga Apple dhe vetëm ajo mund t’i shoh përveç poseduesit të telefonit./techsot

farook