Komisioni për të drejtat e njeriut i premton mbështetje shoqatave për gratë e dhunuara gjatë luftës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka diskutuar sot me përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës.

Lajme

23/04/2021 13:01

Ky takim u vlerësua vetëm informues, ndërkohë u tha se komisioni do t’i kushtojë rëndësi të veçantë kësaj kategorie në këtë legjislaturë. Për t’i njoftuar nga afër deputetët me kërkesat e tyre, në komision ishin rreth nëntë shoqata. Derisa pas prezantimin të tyre, mbledhja e komisionit vazhdojë pa prezencën e mediave.

Kryetarja e komisionit, Duda Bajle tha se gjatë punës së komisionit do t’i shtyjnë përpara kërkesat e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës.

“Ne si komision kemi vendosur me pas një takim njoftues sot me juve. Këtu janë prezentë nëntë organizata joqeveritare. Me neve është edhe kryetari i komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të qytetarëve të dhunuar. Ne si komision edhe mandatin e fundit kemi menduar se kjo çështje do të jetë shumë e rëndësishme dhe do të jetë një prej prioriteteve të komisionit edhe për këtë legjislaturë. Kënaqësi e madhe është se këtë herë kemi edhe zonjën Vasfije bashkë me neve”, tha ajo.

Këtë takim me shoqatat, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfilje Krasniqi e cilësoi vetën informues.

“Ky takim është veçse të njoftohemi sa më shumë me secilën shoqatë që merret me viktimat e dhunës seksuale, pa marrë parasysh se a janë të licencuar për komision, apo jo”, u shpreh ajo.

Ndërsa, drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e të mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti e konsideroi këtë takim të rëndësishëm.

“Është nder dhe kënaqësi me qenë pjesë e takimit të parë, për si organizata, kjo flet për rëndësinë që i kemi dhënë të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës. Fakti që e kemi Vafijën aty tregon që rëndësia është brenda (institucioneve), por edhe mundësinë që me qenë sot bashkërisht dhe me pa kërkesat dhe shqetësimet që i adresojnë të mbijetuarat e dhunës seksuale”, tha ajo.

Krahas kësaj, takimet e tilla i mirëpritet edhe përfaqësuesit e shoqatave të tjera për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës.