Komisioni për Legjislacion miraton shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin e buxhetit për vitin 2026

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. Kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli, tha se komisioni është ngarkuar nga seanca plenare e 5 tetorit 2026 që…

Lajme

14/10/2026 12:07

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli, tha se komisioni është ngarkuar nga seanca plenare e 5 tetorit 2026 që ta shqyrtojë projektligjin në përputhje me fushëveprimtarinë e tij.

“Sipas vendimit të seancës plenare, 5 tetorit 2026, jemi të ngarkuar si komision për të shqyrtuar projektligjin numër 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, sipas fushëveprimtarisë së komisionit”, deklaroi Qorrolli.

Ai bëri të ditur se anëtarët e komisionit nuk kanë propozuar amendamente për këtë projektligj dhe se raporti do t’i përcillet Komisionit për Buxhet.“Meqë nuk kemi amendamente për të propozuar, të votohet ky projektligj dhe raporti të dërgohet Komisionit për Buxhet”, tha Qorrolli.