Komisioni për Integrime Evropiane miraton dy marrëveshje financiare me BE-në
Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar sot dy marrëveshje me Bashkimin Evropian (BE). Komisioni, në mbledhjen e sotme, i dha dritën e gjelbër për në seancë plenare marrëveshjes me unionin për programin IPA 2017 dhe 2018. Miratimi i amendamenteve të këtyre marrëveshjeve u tha se ka qëllim shtyrjen e afatit për zbatimin e marrëveshjes për…
Lajme
Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar sot dy marrëveshje me Bashkimin Evropian (BE). Komisioni, në mbledhjen e sotme, i dha dritën e gjelbër për në seancë plenare marrëveshjes me unionin për programin IPA 2017 dhe 2018.
Miratimi i amendamenteve të këtyre marrëveshjeve u tha se ka qëllim shtyrjen e afatit për zbatimin e marrëveshjes për të siguruar kryerjen e suksesshme të projekteve të kontraktuara nga Bashkimi Evropian, që janë ballafaquar me vonesa gjatë fazës së implementimit të tyre.
Krahas kësaj, komisioni diskutoi edhe për planin e punës gjatë këtij mandati, për çka kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, tha se do të ketë një vendimmarrje më së largu javën e ardhshme.
“Duhet ta caktojmë një ditë pune ku e caktojmë afatet për shqyrtimet e projektligjeve dhe obligimeve që i kemi si Komision për Integrime Evropiane”, shtoi ajo.
Pas kësaj, komisioni mbylli punimet.