Komisioni për Buxhet shqyrton Projektligjin për Buxhetin 2026 dhe disa marrëveshje financiare
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot mbledhje me fillim nga ora 12:00. Sipas rendit të ditës, në fillim pritet miratimi i rendit të ditës, ndërsa më pas do të shqyrtohet në parim Projektligji nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,…
Lajme
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot mbledhje me fillim nga ora 12:00.
Sipas rendit të ditës, në fillim pritet miratimi i rendit të ditës, ndërsa më pas do të shqyrtohet në parim Projektligji nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, transmeton lajmi.net.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohen edhe disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare, përfshirë Marrëveshjen e financimit për programin e parë për “financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër” ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim.
Po ashtu, në rend dite janë edhe projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Kompas” – qasja gjithëpërfshirëse e Kosovës për forcimin e sistemit të shëndetësisë, si dhe për projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”.
Komisioni do të shqyrtojë edhe Projektligjin nr. 10/L-004 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për “Instrumentin për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Bashkimit Evropian, i përfaqësuar nga Komisioni Evropian si huadhënës, dhe Kosovës si huamarrës, me Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në rolin e agjentit të huamarrësit.
Në pikën e fundit të rendit të ditës janë paraparë çështje të ndryshme.
Njoftimi i plotë:
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rëndit të ditës;
2. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.10/L–001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026;
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër” në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për zhvillim;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-005 për ratifikimin e marrëveshjen e kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, punës dhe transfereve, dhe asociacioni ndërkombëtar për zhvillim për projektin “kompas” – qasja gjithëpërfshirëse e Kosovës për forcimin e sistemit të shëndetësisë.
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-006 për ratifikimin e marrëveshjen e kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e financave, punës dhe transfereve, dhe asociacioni ndërkombëtar për zhvillim (anzh) për projektin “edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”;
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-004 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për “instrumentin për reforma dhe rritje për ballkanin perëndimor” ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian si huadhënës, dhe Kosovës si huamarrës dhe bankës qendrore të Kosovës si agjent i huamarrësit;
7. Të ndryshme.