Komisioni fillon punën për intervistim – mbi 70 kandidatë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e bordit të RTK-së
Komisioni Parlamentar Ad-hoc ka filluar intervistimet për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të bordit të RTK-së. Mbi 70 kandidatë kanë aplikuar që synojnë që të jenë pjesë e bordit të RTK-së, transmeton lajmi.net. Procesi i intervistimit të kandidatëve nga komisioni po monitorohet nga shoqëria civile, e cila është shprehur e shqetësuar me procesin që ka…
Lajme
Komisioni Parlamentar Ad-hoc ka filluar intervistimet për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të bordit të RTK-së.
Mbi 70 kandidatë kanë aplikuar që synojnë që të jenë pjesë e bordit të RTK-së, transmeton lajmi.net.
Procesi i intervistimit të kandidatëve nga komisioni po monitorohet nga shoqëria civile, e cila është shprehur e shqetësuar me procesin që ka shkuar deri më tani.
Mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm nga fillimi i takimit të komisionit./lajmi.net/