Komisioni Evropian: Kosova dhe Katalonia nuk mund të krahasohen
Komisioni Evropian ka reaguar ndaj referendumit për pavarësinë e Katalonisë.
Lajme
Zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas ka theksuar se Katalonia dhe Kosova janë raste të ndryshme dhe si të tilla nuk mund të krahasohen, raportojnë mediat serbe
“Kur ishte në pyetje njohja e Kosovës, ishte një kontekst shumë specifik. Ky qëndrim u miratua nga deklarata e ndryshme të OKB-së dhe bashkësia ndërkombëtare. Konteksti ishte shumë i veçantë, me arsye të veçanta”, tha Shinas, transmeton lajmi.net
Tutje nga një referendumi i mbajtur dje në Kataloni, pas përleshjeve me policinë u lënduan mbi 900 persona.
Serbët e kanë kritikuar këtë referendum, duke e krahasur rastin e Katalonisë me Kosovën.
Pikërisht edhe një nga arsyet pse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, është rasti me Katalunasit.
Qeveria katalunase mbrëmë pas referendumit deklaroi se ata e kanë fituar të drejtën për shtetësi, dhe do të vazhdojnë tutje me procedurat në Kuvend. /Lajmi.net/