“Komercialna Banka” e licencuar, dy banka të tjera serbe veprojnë ilegalisht

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm “Komercialna Banka”, është bankë e licencuar në sistemin bankar të Kosovës, por prej pasluftës, në disa komuna me shumicë serbe kanë funksionuar dhe ende funksionojnë banka ilegale. 

Lajme

22/09/2014 10:28

Eksperti i bankave, Milazim Abazi ka thënë për “Kosova Sot” se në Kosovë përveç “Komercialna Banka”, veprimtari ilegale ushtron “Kosovska Metohijska Banka” dhe “Jugobanka”.

“BQK-ja më shumë po angazhohet që të pengojë licencimin e bankave të reja sesa të pengojë veprimin e bankave ilegale serbe në vend”, ka thënë Abazi.

Por BQK thotë se “Komercialna Banka” është lincesuar para disa vjetësh dhe se operon në kosovë sipas rregullave të BQK-ss, shkruan sot Kosova Sot.