Kombëtarja e Kosovës kërkon përkrahje në Zvicër

Kombëtarja e Kosovës në basketboll zhvillon ndeshjen e tretë të fazës para-kualifikim në Kupën e Botës. “Dardanët” sot luajnë ndaj Zvicrës në Fribourg nga ora 17 e 30 dhe kjo është ndeshja e dytë mes dy shteteve, të parën në Prizren e fitoi Kosova, shkruan Lajmi.net Përmes rrjeteve sociale Federata e Basktbollit të Kovoës ka…

Sport

29/07/2023 13:23

Kombëtarja e Kosovës në basketboll zhvillon ndeshjen e tretë të fazës para-kualifikim në Kupën e Botës.

“Dardanët” sot luajnë ndaj Zvicrës në Fribourg nga ora 17 e 30 dhe kjo është ndeshja e dytë mes dy shteteve, të parën në Prizren e fitoi Kosova, shkruan Lajmi.net

Përmes rrjeteve sociale Federata e Basktbollit të Kovoës ka kërkuar mbështetje nga shqiptarët që jetojnë në Zvicër.

“A jetoni në Zvicër. Tah shokun/shoqen që do të vini me pa Kosovën”, shkruhet në postimin e FBK-së.

Kujtojmë që para disa dite, Kosova pësoi humbje nga Danimarka në një ndeshje tejet interesante./Lajmi.net/