‘Komandanti’ Ronaldo

Cristiano Ronaldo shpërtheu duke realizuar het-trik në fitoren e Real Madridit ndaj Sevillas, 7-3, në Santiago Bernabeu të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 11-të në La Ligë. Përveç se inspiroi skuadrën e tij drejt fitores, ylli portugez me golat e tij iu kundërpërgjigj ngacmimeve nga presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter i cili e…

Sport

31/10/2013 10:55

Cristiano Ronaldo shpërtheu duke realizuar het-trik në fitoren e Real Madridit ndaj Sevillas, 7-3, në Santiago Bernabeu të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 11-të në La Ligë.

Përveç se inspiroi skuadrën e tij drejt fitores, ylli portugez me golat e tij iu kundërpërgjigj ngacmimeve nga presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter i cili e përshkroi si “komandant” në fushë, dhe “futbollist i cili ka shpenzime të mëdha tek frizeri”.

Ronaldo realizoi golin e parë nga het-triku i tij kur e konkretizoi penalltinë gjatë pjesës së parë dhe menjëherë bëri një përshëndetje ushtarake, kundërpërgjigje e qartë për Blatterin, i cili në fund kërkoi falje për deklaratat e tij.