Komandanti i njësisë “Kobra” flet për kohën e luftës, tregon edhe solidaritetin me muajin e Ramazanit

Komandanti i njësitit të famshëm të UҪK-së, “Kobra”, ka rrëfyer se si është krijuar Brigada 138, “Agim Ramadani”, që mori pjesë në betejën e cila vendosi fatin e Kosovës. Ai rrëfen se si ata gjatë Betejës së Koshares kanë zmbrapsur trupat serbe nga kjo zonë, ku, siç thotë ai, mbetën të vrarë rreth 800 ushtarë…

Lajme

09/04/2024 23:19

Komandanti i njësitit të famshëm të UҪK-së, “Kobra”, ka rrëfyer se si është krijuar Brigada 138, “Agim Ramadani”, që mori pjesë në betejën e cila vendosi fatin e Kosovës.

Ai rrëfen se si ata gjatë Betejës së Koshares kanë zmbrapsur trupat serbe nga kjo zonë, ku, siç thotë ai, mbetën të vrarë rreth 800 ushtarë serbë.

Tutje ai rrëfen edhe për fillesat e luftës, nga vitet 93-94, duke treguar për aksionet e para të UҪK-së, por edhe deri tek formimi i njësitit “Kobra”.

Ai më tej rrëfen se lufta që zhvillonin ata, ishte luftë guerrile, e cila kishte për qëllim ndaljen e logjistikës serbe, por edhe për të luftuar hap pas hapi për çlirimin e territoreve. /Lajmi.net/

Më poshtë video e plotë: