Komandanti i KFOR-it viziton ministrinë e Mbrojtjes të Malit të Zi
Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, vizitoi ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Dragan Krapoviç, dhe shefin e mbrojtjes, Gjeneral Brigade Miodrag Vuksanoviç, në ministrinë e Mbrojtjes në Podgoricë. KFOR0-i përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, bëri të ditur se gjatë takimit, u diskutua për situatën aktuale…

Lajme
Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, vizitoi ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Dragan Krapoviç, dhe shefin e mbrojtjes, Gjeneral Brigade Miodrag Vuksanoviç, në ministrinë e Mbrojtjes në Podgoricë.
KFOR0-i përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, bëri të ditur se gjatë takimit, u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në rajon.
“Gjenerali Barduani i shprehu Ministrit dhe Shefit të Mbrojtjes mirënjohjen e tij të thellë për bashkëpunimin e frytshëm me Malin e Zi dhe vlerësimin e tij të përzemërt për profesionalizmin dhe kontributin e vlefshëm të kontingjentit malazez në KFOR”, shkruhet ndër tjerash në postimin e tyre.