Komandanti i KFOR-it takon në Beograd shefin e Shtabit të Përgjithëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, zbulohet se çka u bisedua

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka zhvilluar sot një takim në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsilović. Gjatë takimit, Ulutaş falënderoi homologun e tij serb për pritjen dhe vlerësoi shkëmbimin e hapur të pikëpamjeve mbi çështje të…

Lajme

11/12/2025 20:12

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka zhvilluar sot një takim në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsilović.

Gjatë takimit, Ulutaş falënderoi homologun e tij serb për pritjen dhe vlerësoi shkëmbimin e hapur të pikëpamjeve mbi çështje të interesit të përbashkët, transmeton lajmi.net.

Ulutaş ka theksuar rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe transparent ndërmjet KFOR-it dhe ushtrisë serbe, duke thënë se ai është thelbësor për rritjen e ndërgjegjësimit të ndërsjellë, forcimin e bashkëpunimit dhe adresimin e zhvillimeve të sigurisë në mënyrë të koordinuar.

Sipas tij, ky bashkëpunim ndihmon në parandalimin e rreziqeve të çdo përshkallëzimi të panevojshëm dhe kontribuon drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal.

Postimi i plotë:

Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua në Beograd me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneral Milan Mojsilović.
Gjeneralmajor Ulutaş e falënderoi Gjeneralin Mojsilović për mikpritjen dhe për një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh për shumë tema me interes të përbashkët. Ai theksoi se komunikimet e rregullta dhe transparente ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë janë thelbësore për të nxitur ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe për të adresuar zhvillimet relevante të sigurisë, për të parandaluar çdo rrezik të përshkallëzimit të panevojshëm dhe, në fund, për të mbrojtur stabilitetin rajonal.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë./lajmi.net/