Komandanti i KFOR-it: Situata në veri e qetë, por me potencial që të ketë tensione të reja – s’ka ndonjë incident serioz në vijën kufitare Kosovë-Serbi
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka folur për situatën në veri në një intervistë së fundmi. Ai u shpreh se situata në Veri është e qetë por me potencial për ndonjë eskalim, transmeton lajmi.net. “Në përgjithësi, situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë, por në të njëjtën kohë e brishtë, me potencialin për shpërthimin…
Lajme
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka folur për situatën në veri në një intervistë së fundmi.
Ai u shpreh se situata në Veri është e qetë por me potencial për ndonjë eskalim, transmeton lajmi.net.
“Në përgjithësi, situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë, por në të njëjtën kohë e brishtë, me potencialin për shpërthimin e tensioneve të reja”, ka thënë Ulutas për mediumin Kosovo Online.
Ulutas faolur edhe për situatën në kufirin mes dy vendeve, Kosovë-Serbi. Ai u shpreh se deri më tani s’ka pasur ndonjë incident serioz që do të rrezikonte stabilitetin.
“Deri më tani, KFOR-i nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim domethënës në situatën e sigurisë apo incidente serioze në zonë që mund të kërcënojnë stabilitetin rajonal. Ne mbetemi vigjilentë dhe mbajmë një prani të dukshme për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet lokale. KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën përgjatë Vijës Administrative, duke përfshirë patrullime të rregullta në anën e Kosovës ”, ka thënë Ulutas.
Në fund, ai foli edhe për bashkëpunimin që KFOR ka me ushtrinë serbe dhe komunikimet që mbajnë me ta, posaçërisht me gjeneralin Milan Mojsilovic.
“E gjithë kjo kontribuon në një ndërgjegjësim më të mirë të situatës, forcimin e transparencës dhe besimit të ndërsjellë, si dhe uljen e rrezikut të incidenteve ose keqkuptimeve”, u shpreh ai./lajmi.net/