Komandanti i KFOR-it, Barduani viziton Urën e Ibrit dhe Manastirin e Deçanit bashkë me gjeneralin Scott
Komandanti i misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka pritur sot në selinë e KFOR-it Zëvendëskomandantin e Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s në Napoli, Gjeneral Lejtnant Peter K. Scott, për të vazhduar me pas në vizitën në Manastirin e Deçanit, zonën e posaçme nën mbikëqyrjen e KFOR-it, dhe…
Lajme
Komandanti i misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka pritur sot në selinë e KFOR-it Zëvendëskomandantin e Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s në Napoli, Gjeneral Lejtnant Peter K. Scott, për të vazhduar me pas në vizitën në Manastirin e Deçanit, zonën e posaçme nën mbikëqyrjen e KFOR-it, dhe në Urën e Lumit Ibër në Mitrovicë, një zonë që pothuajse mori të njëjtin status të mbikëqyrjes.
Gjatë takimit, KFOR bëri të ditur se Gjeneral Major Barduani ndau pikëpamjet e tij mbi gjendjen aktuale të sigurisë në rajon, duke nënvizuar përkushtimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Vizita e delegacionit vazhdoi në Mitrovicë, ku Gjeneral Lejtnant Scott vizitoi Urën e Lumit Ibër dhe u takua me një patrullë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), duke shprehur mirënjohjen për angazhimin e tyre të palodhur në terren.
Delegacioni vizitoi edhe Komandën Rajonale Perëndim (RC-W) në Kampin “Villaggio Italia” në Pejë dhe Manastirin e Deçanit, zonën e posaçme nën mbikëqyrjen e KFOR-it.