Komandanti i FSK-së viziton Shqipërinë në Ditën e Vizitorëve të Shquar
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të përmbylljes së Ushtrimit Fushor “Defender Europe 25”. Gjatë vizitës, ai u prit nga Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtnant Arben Kingji, i cili e…

Lajme
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të përmbylljes së Ushtrimit Fushor “Defender Europe 25”.
Gjatë vizitës, ai u prit nga Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtnant Arben Kingji, i cili e njoftoi për rrjedhën e ushtrimit dhe nivelin e bashkëpunimit ndërmjet FARSH dhe njësive të FSK.
Gjenerallejtënant Jashari vizitoi kontingjentin e FSK-së të angazhuar në këtë ushtrim, ku vlerësoi përkushtimin e tyre, duke theksuar:
“Pjesëmarrja e FSK-së në një ushtrim të nivelit të DE25 është një dëshmi e qartë e ngritjes së aftësive për të operuar në një mjedis shumëkombësh operacional.”
Në poligonin trajnues të Bizës, përfaqësuesit e lartë ndoqën demonstrimin e aftësive nga forcat pjesëmarrëse, përfshirë edhe Togu i mortajave të FSK-së.
Ky angazhim i FSK-së vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së ndërveprueshmërisë me aleatët dhe zhvillimit të kapaciteteve operacionale në kuadër të misioneve ndërkombëtare.