Komandanti i FSK-së priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.Fillimisht, Gjeneral Jashari e falënderoi Ambasadorin Hargreaves për kontributin e tij në përkushtimin dhe mbështetjen strategjike të treguar për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimin e…

Lajme

20/10/2025 15:28

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.Fillimisht, Gjeneral Jashari e falënderoi Ambasadorin Hargreaves për kontributin e tij në përkushtimin dhe mbështetjen strategjike të treguar për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimin e deritanishëm të FSK-së, planifikimet për të ardhmen si dhe për synimet e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

Në fund të takimit ambasadori Hargreaves falënderoi Gjeneral Jasharin për profesionalizmin e treguar në udhëheqjen e FSK-së. Kurse Gjeneral Jashari falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj.