Komandanti i FSK-së, Jashari, pret në takim kolonelin turk, Zafer Saglam- U diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dypalësh
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti Komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, Kolonel Zafer Saglam. Fillimisht, Jashari falënderoi Kolonelin Saglam për mbështetjen e vazhdueshme që kontingjenti turk jep për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përcjell lajmi.net. KOMFSK foli për zhvillimin e Forcës si dhe për mundësitë bilaterale lidhur me trajnimet,…
Lajme
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti Komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, Kolonel Zafer Saglam.
Fillimisht, Jashari falënderoi Kolonelin Saglam për mbështetjen e vazhdueshme që kontingjenti turk jep për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përcjell lajmi.net.
KOMFSK foli për zhvillimin e Forcës si dhe për mundësitë bilaterale lidhur me trajnimet, dhe aktivitetet tjera të përbashkëta të cilat do të mund të realizohen në bashkëpunim dypalësh.
Në takim gjithashtu u fol mbi bashkëpunimin e mirë me njësitë e FSK-së dhe vazhdimin e mëtutjeshëm në fusha të zhvillimit të përbashkët./Lajmi.net