Komandanti i FSK-së i dekoron me medalje, pjesëtarët që u angazhuan në operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Republikën e Shqipërisë. Gjeneral Jashari në këtë takim, i ka falënderuar pjesëtarët që kanë qenë të angazhuar…

Lajme

09/02/2026 10:57

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Republikën e Shqipërisë.

Gjeneral Jashari në këtë takim, i ka falënderuar pjesëtarët që kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Klos, të Republikës së Shqipërisë.

“Me këtë rast GLT Jashari i përgëzoi për punën, profesionalizmin dhe angazhimin pjesëtarët në fjalë, të cilët e përfunduan me sukses këtë operacion në kushte të ftohta dimërore. Në fund të takimit, GLT Jashari dekoroi pjesëtarët e angazhuar në këtë operacion humanitar me medaljen “Shërbim Vetëmohues” dhe dekoroi me “mirënjohje” njësinë në fjalë. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal duke dëshmuar ngritje të kapaciteteve dhe profesionalizëm si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar FSK. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: