Komandantët ‘ripushtojnë’ QKUK-në

Gjashtë nga të akuzuarit e “Grupit të Drenicës”, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Sabit Lushtaku, Isni Thaçi dhe Ismet Haxha, janë shtruar sërish në Qendrën Klinike Universitare.

Lajme

20/06/2014 09:40

Koha Ditore shkruan se komandantët kanë të njëjtat ankesa shëndetësore me të cilat prej një viti arrijnë të qëndrojnë më shumë jashtë sesa në paraburgim.

Ata janë dërguar me vendim të gjyqtarit, të cilin e ka marrë në bazë të raporteve mjekësore.

“Sami Lushtaku, Sahit Jashari dhe Ismet Haxha janë shtruar në Klinikën e Kardiologjisë, aty ku një muaj më parë kishin sfiduar sistemin e drejtësisë, duke u arratisur dhe duke refuzuar të transferoheshin në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë”.

Sipas kësaj gazete, në të njëjtën hapësirë janë rikthyer edhe të bashkakuzuarit e tjerë, Sylejman Selimi, Sabit Geci dhe Isni Thaçi.

Në Qendrën Klinike Universitare janë dërguar me vendim të kryetarit të Trupit Gjykues, Darius Silicki.  

Prokuroria Speciale i ka shkruar QKUK-së duke i kërkuar raport të detajuar për pacientët e akuzuar për krime lufte, pasi sipas burimeve të Kohës Ditore, prokuroria po dyshon  se raportet mjekësore nuk janë të bazuara.