“Komandantët ishin ata që i tregonin Hashimit çfarë të bënte, jo Hashimi komandantëve”- Rubin me nga qershori i vitit 1999

Ish ndihmës sekretari, James Rubin është duke dëshmuar sot në Hagë, në kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ndër të tjerash, Rubin foli për Rambujenë dhe demilitarizimin e UÇK-së “Në deklaratën tuaj shpjegoni se jeni kthyer në Kosovë në qershor 1999 për të marrë pjesë në negociatat për demitalirizimin e UÇK-së, a…

Lajme

15/09/2025 11:39

Ish ndihmës sekretari, James Rubin është duke dëshmuar sot në Hagë, në kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Ndër të tjerash, Rubin foli për Rambujenë dhe demilitarizimin e UÇK-së

“Në deklaratën tuaj shpjegoni se jeni kthyer në Kosovë në qershor 1999 për të marrë pjesë në negociatat për demitalirizimin e UÇK-së, a është e vërtetë?”, pyeti avokati Misetiq.

“Po”, Rubin.

“Në atë kohë lufta ishte drejt fundit, gjenerali britanik Jackson, po bënte planin e tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, ishte komandanti i forcës së re të quajtur KFOR, që ishte negociuar në nivelin më të lartë të mundshëm kam bindjen se vetë Clinton e kishte negociuar. Pra një forcë të unifikuar, ishte e komplikuar që të ishte e përfshirë edhe Rusia, por kishte një lloj shpjegimi për gjeneralin Jackson për tërheqjen serbe por ai thoshte se dua të vendosë forcën në mjediset e lejueshme, e që UCK-ja të demilitarizohej. Pra forcat e Jackson s’donin që të kishin debat me forcat e Kosovës, pra për ta ishte vetëm një luftë por ndërkohë që sipas pikëpamjes tonë, ne mendonim që ata ishin lojtar i vogël. Megjithatë mendonin se ishin ushtria çlirimtare. Millosheviq u pajtua që tërhiqej e ne si hap pasardhës duhej të takoheshim me komandantët në teren. Neve na u tha se kishte biseda ndërmjet britanikëve dhe UÇK-së, megjithatë s’ishte arritur akoma në një marrëveshje midis palëve e pastaj kur përfunduan negociatat, britanikët u hasën me emrin e Hashim Thaçit, komandantit të UCK-së dëshironin që përfaqësuesi politik i tyre që të nënshkruante këtë marrëveshje. Albright menjëherë tha se ku është Jamie, për ë takuar Thaçin menjëherë pas marrëdhënies që kishim. E kjo ishte puna ime pasi unë isha zëvendës i zonjës Albgright, pasi po merresha me Kinën Rusinë e më tha ndalo gjithçka që ke dhe shko në Kosovë e sigurohu që Thaçi të nënshkruajë marrëveshjen”, deklaroi Rubin.

“Nuk më kujtohet saktësisht, ndoshta 4-5 ditë, por kam qëndruar në një hotel në Shkup në Maqedoni e çdo mëngjes dërgohesha për t’u takuar me Thaçin e komandantët faktik të UÇK-së. Çdo ditë më qonin e më merrnin nga aty. Ka qenë duke fundi i qershorit 1999”,shtoi Rubin, transmeton lajmi.net.

“E kam fjalën për marrëveshjen e demilitarizimit”.

“Data është 19 qershor 1999”- a ju kujtohet kjo datë-Misetiq.

“Ishte një negociatë e pazakontë, për shkak të vendimmarrjes së palës tjetër, që ishte shumë e paqartë kur arrita unë atje. Duhet të pasqyronim pikëpamjet et ë gjithë anëtarëve të NATO-s, pra kishim shumë shtete për t’i përfaqësuar, e strukturën e UÇK-së që nuk e kuptonim shumë mirë apo plotësisht. Ishte si një strukturë që nuk ishte shumë mirë e organizuar, pro ishte e nevojshëm të përmbushnim kërkesat e komandantëve në teren. Ajo çfarë po kërkonim ne ishte demilitarizimi i UCK-së, kur mbërrita unë forcat ushtarake britanike kishin takuar ata nga UÇK. Pra ishin diku 16 persona që dukeshin si komandantë të sektorëve. Këta ishin persona me moshë më të thyer, rreth të 50-ave apo pak më të vjetër, ndërkohë që Hashimi ishte shumë më i ri rreth të 30-ave dhe e qartë se s’ishte person përgjegjës, e s’kishte as kompetencën për të marrë vendime. Në asnjë formë në asnjë trajtë, ajo çfarë kishte ai ishte dëshmuar për të nënshkruar marrëveshjen e këtë e përktheva si të një roli të ministrit të jashtëm. Ndërkohë duhej ndryshuar formulimi, e që idetë ët përktheheshin në gjuhë të shkruar në fjalë e ata donin që të kishim nivelin maksimal të të shkruarit, e ne donim të ulnim nivelin ushtarak. Kjo është bërë nga komandantët në bashkëpunim me ushtarakët britanikë. Ndonjëherë Thaçi më jepte pikëpamjet e fundit të tyre, ndërkohë që i shikonim ato me bashkëpunëtorët ku thonim kjo është okej, apo s’është në rregull. Ne duhej të kontaktonim sërish me komandantët, për formulim. Por ishte e paqartë për mua që s’kishte as aftësinë që të merrte vendime për UÇK-në dhe u vendoseshin personave të tjera. Ajo çfarë bënte ai ishte një person që ishte fytyra e UÇK-së, që luante një rol të ngjashëm me ministrin e Jashtëm. Me fjalë të tjera ishte zëdhënësi, apo fytyra e UÇK-së, e ky ishte dialogu që ndodhi për disa ditë, që të nënshkruhej marrëveshja që komandantët në teren të ishin të kënaqur me zgjidhjen e që gjenerali po ashtu e ne synonim që të kishim veprime konkrete që merreshin nga UÇK-ja për t’u demilitarizuar. Komandantët ishin ata që i tregonin Hashimit çfarë të bënte, jo Hashimi komandantëve”, përfundoi Rubin./Lajmi.net/