Komandant Hoxha: Pyetjeve të mbrojtjes ju përgjigjem, prokurorisë jo
Ish komandanti i zonës së Rahovecit , Ismet Tara i njohur ndryshe edhe si Komandant Hoxha ka vazhduar sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, ku pritet të përgjigjet për rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Para se të nisnin pyetjet, mbrojtësi i Tarës kërkoi që ai të ketë mundësinë të…

Lajme
Ish komandanti i zonës së Rahovecit , Ismet Tara i njohur ndryshe edhe si Komandant Hoxha ka vazhduar sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, ku pritet të përgjigjet për rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Para se të nisnin pyetjet, mbrojtësi i Tarës kërkoi që ai të ketë mundësinë të flasë për 10 minuta dhe të sqarojë disa detaje mbi dokumentin ku pretendon se është cilësuar si tradhtar i UCK-së dhe i kombit, e të cilin e kërkoi dje vazhdimisht që të shfaqet.
Por, kërkesa e mbrojtjes për këtë kohë u refuzua dhe procesi vazhdoi me pyetjet e mbrojtjes të ish-krerëve të UÇK-së.
Tara ka thënë se do t’i përgjigjet vetëm avokatëve të ish-krerëve dhe jo prokurorisë.
Ani pse ju bë me dije se është i detyruar t’i përgjigjet edhe prokurorisë.
“Po përgjigjem pyetjeve të mbrojtjes, por jo pyetjeve të prokurorisë time, e cila ka fshehur dokumentin tim”,deklaroi Ismet Tara.
Pala mbrojtëse e tij ka kërkuar kohë që t’ia sqarojë atij procedurat.
Si rrjedhojë seanca ka shkuar në pauzë./Lajmi.net/