Komandant Hoxha: Ja pse nuk i ftova shqiptarët t’i bashkohen protestave në Shkup
Xhezair Shaqiri, i njohur edhe si Komandant Hoxha ka deklaruar se arsyeja pse nuk ka bërë thirrje që shqiptarët të marrin pjesë në protestën e sotme të opozitës maqedonase, është se nuk ka marrëveshje mes opozitës shqiptare dhe liderit të LSDM-së, Zaev.

Lajme
Por, ai shton se, shqiptarët do të kenë problem edhe me regjimin e Zaevit. “Nuk dua që nesër të ma akuzojnë se e kam përkrahur Zaevin”, ka shkruar ai në Facebook.
Hoxha ka thënë se derisa nuk ka një organizim mbarëshqiptar, secili le të veprojë ashti siç mendon. Por ai thotë se e nesërmja do të tregoj se cila palë ka pasur të drejtë.