Komandant Cali dhe shokët e tij në Hagë i dërgojnë ngushëllime familjes Brovina: Bota duhet të dijë se kush ishte doktoreshë Flora – ajo ishte UÇK, ishte shpirti i rezistencës

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili ndodhet në Hagë, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e veprimtares Flora Brovina, e cila ka ndërruar jetë. Mesazhi i Mustafës është përcjellë nga vajza e tij, Buna Mustafa, gjatë ceremonisë përkujtimore kushtuar Brovinë, transmeton lajmi.net. Ajo ka treguar se babai i saj,…

Lajme

18/09/2026 11:07

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili ndodhet në Hagë, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e veprimtares Flora Brovina, e cila ka ndërruar jetë.

Mesazhi i Mustafës është përcjellë nga vajza e tij, Buna Mustafa, gjatë ceremonisë përkujtimore kushtuar Brovinë, transmeton lajmi.net.

Ajo ka treguar se babai i saj, së bashku me bashkëluftëtarët e tij në Hagë, kanë ndarë dhimbjen për humbjen e Brovinës, duke e cilësuar atë si një bashkëveprimtare dhe bashkëluftëtare të rëndësishme.

“Babai, Cali, me shokët e tij në Hagë, duan të shprehin dhimbjen e tyre të thellë, për humbjen e bashkëveprimtares dhe bashkëluftëtares së tyre. Ngushëllojnë familjen dhe të gjithë shoqërinë. Përmes telefonatës, babi më obligoi të ndajë me ju disa fjali. Fjalët e tij ‘bota duhet të dijë se kush ishte doktoreshë Flora. Ajo ishte shpirti i rezistencës. Krah i djathtë i imi dhe Isa Kastratit. Ishte luftëtare e Guerilës. Flora ishte UÇK”, tha e bija e Calit, Buna./lajmi.net/