Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane raporton për sulme hakmarrëse ndaj objektivave të milicive iraniane

Forcat Ajrore Amerikane dje kanë kryer një sërë sulmesh ajrore, në Irak dhe Siri, njofton Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane. Sulmet erdhën si kundërpërgjigje ndaj sulmin me dron në bazën amerikane në Jordani, në të cilën 3 ushtarë amerikanë u vranë, ndërsa më shumë se 40 të tjerë u plagosën. Sulmin dje e ka konfirmuar…

Bota

03/02/2024 10:20

Forcat Ajrore Amerikane dje kanë kryer një sërë sulmesh ajrore, në Irak dhe Siri, njofton Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane.

Sulmet erdhën si kundërpërgjigje ndaj sulmin me dron në bazën amerikane në Jordani, në të cilën 3 ushtarë amerikanë u vranë, ndërsa më shumë se 40 të tjerë u plagosën.

Sulmin dje e ka konfirmuar edhe Presidenti Amerikan Biden në rrjetet e tij sociale.

Ndërsa Komanda Qendrore e ShBA-së kanë njoftuar se kanë kryer sulmet ajrore me sukses në Irak dhe Siri.

“Forcat e Qudsit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe grupet e milicisë të lidhura me Iranin vazhdojnë të përfaqësojnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin e Irakut, rajonit dhe sigurinë e amerikanëve. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime, të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë dhe mbajmë përgjegjësi ata që kërcënojnë sigurinë e tyre”. -Zan. Michael Erik Kurilla, komandant i CENTCOM-it të ShBA-së. /Lajmi.net/