Kolumbia shpallë tre ditë zie për vdekjen e Marquezit

Kolumbia ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas vdekjes së shkrimtarit kolumbian, Gabriel Garcia Marquez.

Bota

18/04/2014 12:40

“Si qeveri dhe në kujtim të Gabriel Garcia Marquez, kam vendosur që të shpall tre ditë zie kombëtare dhe kam urdhëruar të gjitha institucionet publike që të ulin flamujt në gjysmështizë”, ka thënë presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, transmeton “Evropa e Lirë”.

Marquez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi më 1982, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, ka njoftuar mbrëmë familja e tij. Ai konsiderohet si njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj në gjuhën spanjolle.

Marquez është i njohur botërisht me kryeveprën “100 vjet vetmi”.

Novela e vitit 1967 është shitur në më shumë se 30 milionë kopje në gjithë botën.

Marquez ka qenë i sëmurë dhe ka bërë pak paraqitje publike në kohën e fundit.